Po kalonte rrugën në vijat e bardha, 'Porsche' përplas për vdekje shqiptarin në Itali
Një shqiptar, 36 vjeçar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ku u përplas për vdekje nga një makinë të tipit Porsche, teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 21 gusht, në orët e para të mëngjesit 03:00.
Mësohet se shoferi i mjetit ishte duke i dhënë makinës me shpejtësi të lartë, në gjendje të alkoolizuar, si pasojë nuk arriti të frenonte në kohë.
Mediet italiane njoftojnë se bëhet fjalë për Gazmend Bushi, lindur në Durrës dhe banues në Livorno të Italisë.
Gazmendi ishte duke ecur me një mik momentin tragjik, për të blerë një shishe me ujë në një lokal. Miku i viktimës për fat të mirë kaloi rrugën para se të afrohej makina.
Gazmendi ishte murator dhe punonte në kompaninë e ndërtimit të vëllait të tij, Edil Bushi.

