SHBA shton përpjekjet për evakuimin e afganëve, 28 mijë të evakuuar gjatë javës së kaluar
Mijëra afganë po përpiqen të largohen nga Afganistani, që prej hyrjes së talibanvëve në Kabul dhe marrjen nën kontroll të vendit, më 15 gusht.
Presidenti Joe Biden tha se përpjekjet për të evakuuar njerëzit nga aeroporti i Kabulit po përshpejtohen, me trupat amerikane që zgjerojnë perimetrin rreth vendit.
Zoti Biden tha të dielën se SHBA ka evakuuar rreh 28,000 njerëz nga aeroporti javën e kaluar.
Ai përballet me presionin për të zgjatur një afat për evakuimet përtej 31 gushtit, shkruan BBC.
Presidenti tha se po zhvillohen diskutime me udhëheqësit e vendeve të tjera për shtyrjen e afatit, por "shpresa jonë është se nuk do të na duhet".
"Nuk ka asnjë mënyrë për të evakuuar kaq shumë njerëz pa dhimbje dhe pamjet e rënda që shihni", u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
"Ne kemi bërë ndryshime, duke përfshirë shtrirjen e zonës së hyrjes përreth aeroportit, zonës së sigurt," tha ai, duke shtuar: "Kemi rrugë të gjatë për të bërë dhe shumë gjëra mund të shkojnë keq."

Më herët, Pentagoni tha në një deklaratë se 18 avionë komercial do të përdoren për të ndihmuar transferimin e evakuuarve në vendet e treta nga vendet e sigurta jashtë Afganistanit.
Të paktën 20 persona kanë vdekur ndërsa mijëra njerëz në radhët e aeroportit të Kabulit janë duke u shtypur për vdekje, tha një zyrtar i NATO -s për agjencinë e lajmeve Reuters. Thuhet se e diela ishte më e qetë se ditët e mëparshme.
Ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey tha se talibanët po bashkëpunojnë dhe po fusnin njerëzit në radhë në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, duke e bërë procesin më të shpejtë, për ata që shpresojnë të largohen.
Mbretëria e Bashkuar ka evakuuar 5.725 njerëz që nga 13 gushti, tha Ministria e Mbrojtjes (MM) vonë të dielën. Mbretëria e Bashkuar ka më shumë se 1.000 personel të Forcave të Armatosura të dislokuar në Kabul.
