Aktori i njohur: Vaksina duhet të bëhet me detyrim, të pavaksinuarit si njerëz që qarkullojnë me 'armë' në duar
Aktori i njohur amerikan, Sean Penn, jo vetëm që është pro vaksinimit kundër Covid-19, por beson se duhet të bëhet me detyrim.
Aktori krahason personat e pavaksinuar me njerëzit që qarkullojnë me armë në duar, duke vënë në rrezik përsonat përreth.
Gjatë një interviste për CNN me gazetarin, Michael Smerkonis, për të promovuar filmin e tij të ri "Dita e Flamurit" me të bijën e tij, aktori 61-vjeçar, nuk ngurron të shprehë hapur pikëpamjet e tij dhe pohon se vaksinimi duhet bërë me detyrim.
Penn, i cili kohët e fundit refuzoi të kthehej në xhirimet e serialit të ardhshëm Gaslit derisa i gjithë kasti të vaksinohej, shpjegoi thirrjen e tij që të gjithë të vaksinohen
"Mendoj se të gjithë duhet të vaksinohen. Unë mendoj se duhet të jetë e detyrueshme, si ndezja e dritave të makinës gjatë natës," ka deklaruar ai.
Aktori dy herë fitues i Oskarit pohoi se të pavaksinuarit i përkasin dy kategorive. "Ka nga ata që, pasi FDA të ketë dhënë miratimin e plotë, do të vazhdojnë me vaksinimin. Dhe ka nga ata që janë vendosur në një lloj liberalizmi radikal dhe në një identitet politik që e ka marrë këtë çështje disi gabimisht duke harruar se në Shtetet e Bashkuara, e gjithë historia jonë bazohet në të qenit të pavarur, sepse ne e kuptojmë ndërvarësinë. Kjo është historia e çdo suksesi në këtë vend."
Siç ka deklaruar Sean Penn në intervistat e mëparshme, ai beson se vetëm njerëzit e vaksinuar duhet të shkojnë në kinema për të parë filmin e tij, ndërsa pranon se pikëpamjet e tij personale mbi këtë temë mund t'i bëjnë njerëzit e pavaksinuar të shmangin shkuarjen.


