Rreth 400 milionë euro më pak qarkullim për shkak të anulimit të dasmave në Kosovë

Rreth 400 milionë euro më pak qarkullim për shkak të anulimit të dasmave

Me vendimin e ri të qeverisë për ndalimin e dasmave dhe ahengjeve në tregun e Kosovës për vetëm 2 javë pritet të qarkullojnë rreth 400 milionë euro më pak.

Drejtuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit vlerësojnë se në rast se nuk do të kishte një vendim të tillë qarkullimi do të shkonte në mbi 1 miliard euro.

Kryetari i OHT-së, Hysen Sogojeva thotë në një intervistë për KosovaPress, se ky vendim ka lënë pa realizuar rreth 40 përqind të dasmave të planifikuara, teksa shton se dëmi, i cili arrin vlerën prej rreth 400 milionë euro, është jashtëzakonisht i madh.