Rekord infektimesh me Covid-19 në Kosovë, 2.250 raste të reja, ulen vdekjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2021, 15:15
Ministria e Shëndetësisë njoftoi, sot, se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 4 persona dhe janë regjistruar 2.250 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e lartë e infektimeve ditore që është regjistruar në Kosovë.
Në total janë bërë 11.814 testime.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu njoftoi se në 24 orët paraprake janë shëruar 154 persona. Raste aktive janë 16.341.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 22.245 doza të vaksinës.
Që prej fundit të marsit të vitit 2021 deri më 20 gusht, në Kosovë 227.581 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dy dozat e vaksinës. Numri i përgjithshëm i dozave të administruara është 666.476./REL/
