Mali i Zi miraton masa të reja kundër Covid-19, në fuqi nga 21 Gushti
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar masa të reja epidemiologjike që synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Qytetarët malazezë dhe të huajt lejohen të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse kanë një nga katër provat e mëposhtme:
- Vaksinim me dy doza ose një dozë të vaksinës Covid-19
- Një test negativ PCR për koronavirus, jo më shumë se 72 orë;
- Dëshmi që tregon se ke kaluar Covid
- Një test i shpejtë Covid jo më i vjetër se 48 orë
"Nëse personat, pavarësisht nëse janë shtetas apo të huaj, me vendbanim të përhershëm në Malin e Zi, nuk posedojnë asnjë nga katër provat, do karantinohen për 14 ditë," tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Igor Galić në konferencën e sotme për shtyp.
"Të gjithë ata që hyjnë në Mal të Zi janë të detyruar të respektojnë masat shëndetësore në përputhje me paralajmërimin shëndetësor të Institutit të Shëndetit Publik, i cili është i disponueshëm në të gjitha pikat kufitare dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi dhe Institutit të Shëndetit Publik," shtoi ai.
"Këto masa do të hynë në fuqi nga 21 gushti deri më 10 shtator. Në rast të një ndryshimi në situatën epidemiologjike, ato do të korrigjohen menjëherë," përfundoi Galic.
