Thirr emergjent: Ministria e Jashtme publikon numrin për kosovarët në Afganistan

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka publikuar numrin emergjent për shtetasit e saj që kanë nevojë për informata për kthim nga Afganistani.

"Numri i kontaktit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë nevojë për informata për kthim nga Afganistani është: +383 (0) 45 492 316", thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Talibanët kanë pushtuar kryeqytetin e Afganistanit, Kabul ndërsa ambasada e SHBA-së ka tërhequr personelin e saj nga atje.