Qipro hap plazhin e parë pa plastikë

Qipro hap plazhin e parë, me një sistem të veçantë që shmang përdorimin e plastikës.

Në këtë projekt janë përfshirë ngritja e disa shërbimeve  ne bare dhe restorante.
Gjithashtu është ndërtuar një stacion për filtrimin e  ujit dhe është falas për të gjithë pushuesit. Qëllimi është të shmanget blerja e shisheve plastike me ujë, që ndodh rëndom në sezonin veror.

Në ambientet e plazhit Ayia Triada, artisti Vangelis Evangelou ka krijuar një vepër arti me mbetje plastike në formën e breshkës. Ai mblodhi mbetjet përgjatë disa fushatave të pastrimit të plazhit dhe detit se bashku me aktiviste autoritetet lokale dhe biznesmenë.

Ndërkohë një tjetër zonë e veçantë është krijuar për duhanpirësit, në mënyrë që bishtat e cigareve të mos i hedhin më në rërë.

Edhe pushuesit e kanë mirëpritur këtë iniciativë .

“Është plazhi i parë në Qipro që inkurajon njerëzit të mos përdorin plastikë. Plazhi ofron disa mënyra alternative që shërbejnë në ndërgjegjësimin e përdorimit të plastikës, mbase kjo do I ndihmonte turistët vendas e të huaj të bënin vendimin e tyre në lidhje me këtë problematike."

“Mbani rërën dhe detin pa plastikë”,  nisme e zbatuar këtë vere ne komunën Paralimni,  u ndërmor nga 60 persona, e u mbështet edhe nga autoritetet  qeveritare. Plazhi pa plastike, Ayia Triada ka filluar të funksionojë që nga data 4 gusht e mirëpret të gjithë ata që kërkojnë një vende pa mbetje plastike.