Vijojnë të rriten rastet e reja me Covid, 1 humbje jete në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,753 testime Covid nga të cilat 149 raste kanë rezultuar pozitive. Gjatë 24 orëve 27 persona janë shëruar dhe 1 ka humbur jetën si pasojë e Covid.
Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki: 57 raste në Tiranë, 15 raste në Shkodër, 7 raste në Kavajë, Vlore, 6 raste në Durrës, 5 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Fier, Lezhë, Sarandë, 3 raste në Krujë, Berat, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Mat, Përmet, 1 rast në Has, Tepelenë, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Himarë, Peqin, Konispol.
Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,370 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria ka informuar se muaji gusht do të jetë i hapur për vaksinimet antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç dhe ka i ka bërë thirrje çdo qytetari që të vaksinohen sa më parë.
Statistika (06 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 149
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 27
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,753
Testime totale 922,100
Raste pozitive 133,591
Raste të shëruara 130,370
Raste Aktive 763
Humbje jete 2,458
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 288
Shkodër 110
Elbasan 80
Vlorë 69
Fier 47
Berat 46
Lezhë 40
Durrës 30
Kukës 20
Korçë 15
Gjirokastër 15
Dibër 3
