“Bëra gabimin më të madh në jetë”, apeli i pacientes tek Infektivi: Burri i vaksinuar s'u sëmur

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vijon fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim në masë të popullatës si e vetmja mënyrë për të luftuar variantin Delta.

Së fundmi është videoja e dy pacientëve të shtruar në spitalin infektiv të cilët bëjnë apel për vaksinim.

“Kam bërë gabimin më të madh në jetë dhe po vuaj sot, njerëz vaksinohuni sa më shumë. Burrë i vaksinuar nuk u sëmur, unë e pavaksinuar u sëmura rënda.”- thotë pacientja e moshuar.

Ndërsa një burrë bën thirrjen për të mos hezituar.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Shifrat ditore tregojnë një shtim të numrit të rasteve të reja por dhe të hospitalizimit.

Gjatë ditës së djeshme janë bërë 5536 testime nga të cilat janë evidentuar 220 raste të reja dhe 31 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministrja bën apel qytetarëve të mos e neglizhojnë vaksinimin anticovid. Shpëtojnë jetë

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.