Vaksinat më pak efikase ndaj Deltës, Dasho: Aplikoni doza të licencuara nga EMA dhe FDA, kinezja s'ka efikasitet mjaftueshëm

Personat të cilët e kanë kaluar më parë koronavirusin janë më të mbrojtur se ata që janë imunizuar në mënyrë artificiale.

Eksperti i shëndetit Publik, Erion Dasho duke ju referuar shifrave në Shqipëri thotë se vendi ynë është më i veçantë se të tjerët pasi rreth 70% e qytetarëve  janë infektuar më parë me një përqindje e vogël  janë vaksinuar.

"Në rastin e Shqipërisë situata është ndryshe dhe në rastin e Shqipërisë ne kemi një pjesë të vogël të popullatës, diku te 20 % të imunizuar nëpërmjet vaksinave, por kemi mbi 70 % të popullatës të imunizuar në mënyrë natyrale. Ajo që unë po shoh dhe që më vjen mirë, është që megjithëse varianti Delta ka muaj që qarkullon në Shqipëri ai nuk po arrin të krijojë përhapjet masive që ne kemi parë në vendet evropiane," tha Dasho.

Megjithatë Dasho apelon për vaksinim masiv, por kërkon që të përdoren vaksina të cilat janë të njohura nga FDA dhe EMA duke shprehur skepticizëm për Coronavacun.

"Vaksinat mbrojnë më pak nga Delta sesa mbrojnë nga variantet e tjera, kjo tashmë është provuar. Pra ka një rënie të aftësisë mbrojtëse në çdo vaksinë 10, 20 apo 30 %. Kjo natyrisht kur bëhet fjalë për vaksina cilësore. Raportohet Coronavac se ishte vaksinë e sigurt, ndërkohë në Kinë kishte shpërthime epidemie dhe vdekje," tha Dasho.

Një doze të tretë anticovid  do ndihmonte në përballimi më lehtë të infektimit..

"Mendimi shkencor në BE është i konsoliduar tashmë se një dozë e tretë ofron mbrojtje shtesë. Sigurisht që tashmë është një dilemë jetike, sepse nëse vendet e zhvilluara do të ofrojnë një dozë të tretë që do të vështirësojë akoma më shumë lëvrimin e dozave drejt vendeve më të varfra," tha Dasho.

 Problem për Erion Dashon mbetet mënyra si u menaxhua mbërritja e varianitit Delta, qoftë me mungesën e kufizimeve në kufij, qoftë edhe me izolimin e rasteve të para.