Haradinaj si Rama: Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë

Pas kryeministrit Rama, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me strehimin e afganëve.

Haradinaj përmes një postimi shprehet se duhet qëndruar pranë Amerikës ashtu siç ata riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria.

Haradinaj: Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria!