Ademi: Në Shqipëri nuk respekton masat, duket sikur nuk ka virus, duhet kontroll në kufi

Në një intervistë për Ora News, këshilltarja shkencore pranë EMA-së, Ornela Ademi u shpreh se po bëhet një diskutim për vaksinat dhe për t'i moderuar e për t'i bërë sa më efektive.

Sipas saj, OBSH dhe EMA janë duke formuluar strategji sa i takon vaksinave dhe vaksinimit, por çdo shtet duhet të hartojë vetë një strategji për të parandaluar përhapjen e variantit të ri.

Ademi: Po bëhet një diskutim për vaksinat dhe për t'i moderuar e për t'i bërë sa më efektive. Po ashtu po diskutohet edhe për dozën e tretë, por që nuk është arritur një përfundim për shkak të mungesës së studimeve klinike që nuk kanë dhënë një përfundim. Vaksinat ekzistuese kanë kërkim dhe dy dozat japin një mbrojtje të lartë për varianten. Por vetëm nëse merren të dyja doza. Për vaksinat e tjera nuk ka rezultate për vaksinat e tjera.

OBSH dhe EMA janë duke formuluar strategji sa i takon vaksinave dhe vaksinimit, por çdo shtet duhet të hartojë vetë një strategji për të parandaluar përhapjen e variantit të ri. Edhe Evropa është diverse ku shumë në Gjermani nuk e besojnë vaksinën, ndërsa në Holandë janë vaksinuar mbi 70% e popullsisë. Unë e kam ndjekur situatën në Shqipëri, që përgjithësisht është menaxhuar mirë. Unë këtu po shoh se nuk ka masa ose se nuk respektohet në raport me distancën dhe ambientet e mbyllura, aq sa duken sa nuk ekzistojnë fare masat. Prandaj duhet të ndërgjegjësohet populli dhe të marrë vaksinën.

Ademi shtoi se të huajt duhet të nxjerrin një test ose një dokument që e kanë kaluar covidin ose kanë bërë një vaksinë, në mënyrë që të ndalojë disi përhapjen.

Ademi: Ata që nuk e kanë kaluar covidin dhe nëse Shqipëria të vërë disa masa. Për shembull të huajt të nxjerrin një test ose një dokument që e kanë kaluar covidin ose kanë bërë një vaksinë, në mënyrë që të ndalojë disi përhapjen, por në Shqipëri nuk kërkohet aspak një gjë e tillë. N raport me vaksinën Sputnik po shihen dokumentacionet, po ashtu edhe për atë për vaksinën kineze. Ato ndodhen në fazë rishikuese, sepse ka teste klinike që janë akoma në zhvillim.