Dramë në familjen shqiptare në Itali/ 55-vjeçari mbyt gruan, pastaj vetëvaret, lë dy letra për fëmijët
Një tragjedi shqiptare është konsumuar pak orë më parë në komunën Cazzago San Martino në provincën e Breshës.
Shqiptari Shkëlqim Bedeli 55 vjeç pasi ka vrarë bashkëshorten Shegushe Paeshti 54 vjeç, është vetëvrarë.
Bashkëshorti shqiptar ka mbytur fillimisht gruan e më pas është vetëvarur.
Ai ka lënë të shkruara dy letra në kompjuter.
Njëra letër i është adresuar tre fëmijëve, ndërsa tjera autoriteteve italiane ku shpjegon motivet e këtij gjesti ekstrem lidhur me mosmarrëveshjet dhe grindjet e shpejta në familje.
Kanë qenë tre fëmijët në moshë të rritur të çiftit shqiptar të cilët ndodheshin me pushime, që kanë informuar policinë italiane pasi prej ditësh nuk merrnin përgjigje e nuk lidheshin dot në telefon me prindërit e tyre.
Trupat pa jetë të çiftit shqiptar u zbuluan në pasditen e djeshme 12 gusht dhe vetëm sot autoritetet italiane kanë bërë të ditur identitetin e tyre.
Autopsia mjeko - ligjore do të mund të përcaktoj ditën e orën e vdekjes së Shegushe Paeshti e Shkëlqim Bedeli.
Fqinjët kanë konfirmuar se shpesh dëgjoheshin grindje të forta nga apartamenti i tyre.
Familja shqiptare jetonte në qytezën e Cazzago San Martino prej 15 vitesh.
Shkëlqim Bedeli punonte si kovaç e Shegushe Paeshti ishte e punësuar në një kompani private.
