Gjashtë persona, mes tyre dhe fëmija 10 vjeç viktima të sulmit me armë në Britani

Gjashtë persona, përfshirë dhe autorin humbën jetën në një sulm me armë në Plymouth, Angli.

Tre gra, 2 burra dhe i dyshuari si autor humbi jetën gjatë sulmit me armë të enjten në mbrëmje por që policia nuk e lidh këtë ngjarje me një akt terrorist.

Mes të vrarëve është dhe një fëmijë 10 vjeç dhe shumë persona janë trajtuar në spital.

Policia e zonës tha se 5 persona humbën jetën në vendin e ngjarjes ndërsa një grua vdiq në spital.

Mediat britanike shkruajnë se autori ka trokitur në një derë shtëpie dhe më pas nisi të qëllojë. Edhe kur u largua nisi të qëllojë drejt personave të cilët u gjendën në atë park.

Një dëshmitar I tha policisë se autori ishte i veshur i tëri me të zeza.