Kapen 2 ton kokainë "CR" "07", droga me vlerë 90 milionë dollarë kishte destinacion Belgjikën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2021, 11:31
Policia peruviane ka arritur të sekuestrojë 2 ton kokainë e cila ishte destinuar Belgjikë.
Policia thotë se kokaina kap vlerën e 90 milionë dollarëve dhe u kap në portin Callao.
Droga ishte fshehur në kontenierin me kafe dhe ngarkesa kishte destinacion Belgjikën.

Në pakot me kokainë ishin simbolet CR dhe 07. Për momentin nuk ka asnjë të ndaluar për këtë ngarkesë të madhe kokaine.
Peruja është një ndër prodhueset më të mëdha të të kokainës
VIDEO: Peruvian police seize more than two tonnes of cocaine destined for Belgium.
— AFP News Agency (@AFP) August 12, 2021
Police in Peru seize more than two tonnes of cocaine valued at $90 million at the seaport of Callao pic.twitter.com/Z9VAoE6sF2