I la pas zjarret, tani Turqia po përballet me përmbytjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2021, 09:01
Pas zjarreve Turqia po përballet me përmbytjet.
Banorët e pjesës veriore të Turqisë po luftojnë me përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave të cilat kanë shkaktuar deri tani 4 të vdekur ndërsa një person rezulton i zhdukur pasi u rrëmbye nga uji.
Mbi 100 persona nga 3 provinca janë evakuar me helikopterë.

Pamjet tregojnë shembje të pallateve ndërsa meteorolët paralajmërojnë se moti I keq do të vijojë edhe për disa ditë.
