"Çmendet" i riu shqiptar në Itali me breshëri automatiku, tenton të vrasë ish të dashurën dhe të dashurin e saj të ri

Një 21-vjeçar shqiptar u ndalua nga karabinierët mëngjesin e sotëm në Itali pasi gjuajti më shumë se 16 të shtëna me armë.

I riu shqiptar ka drejtuar armën kundrejt një grupi prej gjashtë deri në shtatë personash, përfshirë ish të dashurën e tij në shoqërinë e partnerit të saj të ri.

Askush nuk u lënduar fatmirësisht, ndërsa i riu akuzohet për tentativë të vrasjes së shumëfishtë.

21-vjeçari i arrestuar është Rudi Ibrahim, banues në Galatinë, i njohur tashmë për policinë.

Ai u ndal në Novoli, në shoqërinë e një djali tjetër, i njëjti person me të cilin mbërriti në Kennedy.