Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, dyshohet për dy të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2021, 21:28
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot pasdite në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.
Sipas policisë së Kosovës dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat.
“Ne orën 19:30 ne rrugën “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e stacionit policor kanë shkuar në vendngjarje si dhe është njoftuar Autoambulanca”, bën me dije policia.
Mësohet se pas te shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi ngjarjes.
