Dritan Leli: Zjarrfikësit do paguhen për orët shtesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2021, 12:49
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli pranoi se zjarrfikësit e qytetit bregdetar nuk janë paguar për orët shtesë. Teksa argumentoi vonesën me ndryshimet ligjore garantoi se do të paguahet çdo detyrim.
Ai ishte sot në Dukat për të menaxhuar situatën e zjarreve.
“Zjarrfikësit e Vlorës janë paguar për orët e punës së zakonshme, do të paguhen për orët e shtesë të cilat kanë ngelur pa paguar” tha ai.
Njësia zjarrfikëse ështe e stacionuar atje për të ndërhyrë në çdo rast emergjence nëse do ketë devijim të zjarrit drejt banesave, ndërkohë ndërhyrja po bëhet nga ajri nga helikopteri holandez.