Zjarrvëniet e qëllimshme: 9 në pranga, 40 janë në hetim
Një 42 vjeçar i identifikuar si Bexhet Sinaj, është shpallur në kërkim si autori i dy zjarrvënieve të qëllimshme në fshatin Gjormë të Selenicës.
Sinaj, sipas policisë së Vlorës i vuri zjarrin dy parcelave ullishte në pronësi të dy banorëve në lagjen Neshtë, ku u dogjën 300 rrënje ullinj.
Por burime nga grupi hetimor thonë se ende nuk kanë prova, nëse ishin zjarret e ndezura nga Bexhet Sinaj, ato që më pas dolën jashtë kontrollit, duke djegur disa banesa dhe dhjetra hektarë tokë e pyll në zonë.
Si për ironi, ama mes banesave të dëmtuara nga flakët ishte edhe shtëpia e 42 vjecarit që tashmë ndodhet në arrati për ti shpëtuar prangave.
Zjarrvëniet e qëllimshme janë një fenomen që përsëritet cdo vit, por këtë verë ato kanë shkrumbuar mijëra hektarë pyje e toka dhe kanë rrezikuar tragjedi
Ministri i Mbrojtjes kërkon ndihmën e banorëve që zjarrvënësit të marrin ndëshkimin e merituar.
Të paktën 9 persona janë vënë në pranga dhe rreth 40 të tjerë janë vënë nën hetim nga Policia si zjarrvënës këtë verë, konfirmuan burime nga policia e Shtetit.
3 persona u vunë nën këtë akuzë vetëm sot në Gjirokastër si autorë të zjarreve në fshatrat Mashkullorë, Llovinë dhe Qesorat, ndërsa nje tjetër për zjarrvënie në Lezhë.
Sipas Kodit Penal, zjarrvëniesit rrezikojnë nga gjobë deri në 15 vite burg kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve.