Më 29 korrik hapet panairi i 20-të i librit në Ulqin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2021, 14:45
Për një javë Ulqini do kthehet në qendrën e kulturës ballkanike.
Na datën 29 korrik do të hapet panairi i 20 i librit në Ulqin ku do të ketë të ftuar botues nga rajoni dhe drejtues të akademisë së shkencave.
"50 botues nga e gjithë rajoni do të marrin pjesë"
Drejtori i organizatës turistike të Ulqinit, Gëzim Hajdinaga e cilëson këtë si dhuratën më të bukur për vendin.
Organizatorët bënë me dije se gjatë ditëve të panairit do të transmetohet dhe një dokumentar.
Ky eveniment do të jetë i hapur çdo mbrëmje në orën 20:30 në plazhin e vogël të Ulqinit dhe do të vijojë deri në datën 2 gusht.