Të vegjlit në balet: Kërcejmë për argëtim, në të ardhmen do zgjedhim profesione të tjera

Nën ritmet e muzikës dhe të përfshirë nga dëshira për të kërcyer, shumë fëmijë zgjedhin baletin si mënyrë për të shfrytëzuar kohën e lirë. Për ta edhe pse baleti nuk shihet si profesion i mirëfilltë për të ardhmen është një mundësi e mirë për t’u argëtuar e për një fizik të mirë.

“Kam dëshirë, por nuk e shikojë si një profesion për të ardhmen, sepse kam qejf që në të ardhmen të bëhem mjeke. Më shumë për argëtim sepse në të ardhmen, si profesion dua të jem dentist.

Më shumë më pëlqen baleti klasik me të po merrem tani dhe së shpejti do vijnë shumë gjëra të reja. "- shprehen ata.

Për Florianin, baleti përbën një sfidë. Ai e sheh atë edhe si një opsion për të humbur peshë.

“Kam ardhur në balet për të mbajtur trupin në formë dhe për të mësuar dhe vallen."- shprehet ai.

Ardita Manaj, mësuese baleti thotë se interesi i fëmijëve për të ushtruar këtë pasion është i lartë, kryesisht të moshat e vogla.

“Baleti dita ditës po preferohet shumë. Disa fëmijë e preferojnë për profesion duan të vazhdojnë më lartë, duke ndjekur dhe shkollat e baletit."- shprehet ajo. 

Sakaq mes fëmijëve ka edhe nga ata që këtë ëndërr duan ta kthejnë në profesion.

“E kisha qejf vetë të futesha në kursin e balerinave. Më pëlqen baleti i vjetër."

Mësuesja e tyre ka edhe një sugjerim.

“Baleti është një nga artet më të bukura, të mëson sit ë ecësh bukur, të kesh një qëndrim të drejtë, sidomos të vajzat. Thirrja është që të rinjtë të merren sa më shumë me aktivitete të tilla."