Korçë/ Neutralizohet zjarri në Vithkuq, dyshohet se ishte i qëllimshëm, policia në kërkim të autorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2021, 19:23
Neutralizohet zjarri i rënë në pyjet e Vithkuqit. Lajmin e ka bërë me dije prefekti i Qarkut, Dhori Spirollari në një komunikim për Ora News.
Burime bëjnë me dije se ë gatishmëri në zonë janë 2 jete zjarrfikëse 1 i bashkisë Korçë dhe 1 i FA, punonjës të njësisë dhe 10 nga FA për çdo rast riaktivizimi të vatrave.
Është arritur të shpëtohet tashmë manastiri 300 vjeçar i Shën Pjetrit. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm andaj po hetohet në lidhje me autorët. Sipërfaqja e djegur shkurre dhe pisha 2.5-3 HA.

