Alisson rinovon deri në 2027 me Liverpool, klubi nxjerr në shitje Shaqirin dhe 5 të tjerë
Deri më sot, Liverpool ka bërë vetëm një goditje në merkato, mbrojtësin e ri Konate nga Leipzig për 45 mln euro. Një merkato e varfër e kushtëzuar nga pandemia por edhe nga bllokimi i shitjes së disa lojtarëve që nuk janë në planet e Klopp.
Siç bëhet e ditur nga shtypi anglez, janë 6 futbollistë me valixhe në duar që janë gati të largohen dhe duhet të largohen pasi trajneri gjerman ua ka bërë të qartë që nuk do të luajnë me ekipin.
Divock Origi, Xherdan Shaqiri, Loris Karius, Nat Philipps, Ben Davies dhe Sheyi Ojo janë të gjithë në shitje dhe në pritje të ofertave konkrete. Shaqiri e ka pranuar vet që do të largohet dhe po bisedon me Lazion, Karius mund të largohet drejt Bundesligës, Origi ka oferta nga Spanja dhe Franca. Me shitjet e tyre, merkato e Liverpool do të marrë tjetër formë e në pritje për të ndodhur kjo, klubi nuk ka qëndruar me pushime por ka rinovuar kontratën me Allison.
Portieri brazilian është një pikë kyçe e skuadrës dhe për Klopp është jashtëzakonisht i rëndësishëm, aq sa edhe kontrata iu zgjat jo pak por për 6 sezonet e ardhshme deri në vitin 2027.
