Video/ Gjysmëfinale dramatike, Brazili dhe Spanja sigurojnë finalen e Lojërave Olimpike
Rrugëtimi ishte i gjatë dhe i lodhshëm por dy skuadrat favorite për medaljen e artë do të luajnë finalen e madhe të Lojërave Olimpike.
Do të jetë Brazil-Spanjë finalja e madhe për medaljen e artë teksa të dyja skuadrat arritën të kualifikoheshin me vuajtje në takimet e tyre gjysmëfinale.
Fillimisht ishte Brazili që siguroi i pari finalen pasi eliminoi me vuajtje Meksikën, një nga ekipet më të forta të Olimpiadës dhe vetëm pas 120 minutave lojë dhe gjuajtjes së penalltive , Seleçao kaloi më tej falë saktësisë 4-1 në ekzekutimin e 11-metërshave.
Në gjysmëfinalen tjetër, edhe Spanja vuajti teksa kaloi sfidën e vështirë me vendasit e Japonisë. Edhe këtu nuk munguan episodet dhe 90 minuta lojë u mbyllën pa gola. Shtesa rezultoi përcaktuese për La Rojan që në minutën e 115', pak para se ekipet të shkonin drejt penalltive, falë një goli të Asensios mbylli ndeshjen 1-0 për të siguruar një vend në finalen ndaj Brazilit.