Medalje argjendi në moshën 62-vjeçare: Më pyesin nëse jam punëtor i fshatit olimpik
Australiani Andrew Hoy fitoi dy medalje në kalërim Olimpiadën e Tokyos, një të argjendtë në garën ekipore dhe një bronzi në atë garimin individual duke u bërë medalisti më i vjetër në historinë e Lojërave që nga viti 1968. Në atë edicion zvicerani Louis Noverraz fitoi medalje argjendi në vela në moshën 66 vjeçare.
Kalorësi australian Andrew Hoy, u rendit i dyti në garën ekipore në Lojërat e Tokios teksa numëron medaljen e tij të pestë olimpike (tre të arta), e para që nga Sidnei 2000. Në të njëjtën ditë ai gjithashtu fitoi bronzi në të garimin individual në Vassily de Lassos.
"Kur fillova këtë sport isha krenar që isha më i riu i ekipit dhe fitova medaljen e parë olimpike në Barcelonë në 1992. Tani kur më takojnë në Fshat Olimpik më pyesin se çfarë po bëj atje, nëse jam një punëtor dhe i them jo, jam një atlet", u shpreh medalisti i freskët i Tokios.
Sidoqoftë, rekordi i zviceranit Louis Noverraz, argjendi në vela në moshën 66 vjeç në Lojërat Meksikane në 1968, mbetet ende i pathyer.
