Zjarri në Gjirokastër/ Autoritetet urdhërojnë evakuimin e banorëve të Lunxhërisë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shprehet se Gjirokastër, është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone.

Peleshi ka dhënë urdhër që të evakuohen banorët e Lënxherisë, pasi zjarri është shumë pranë banesave.

“Ne Bashkine Gjirokastër, është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme në Njësine Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata eshte agravuar dhe zjarri është shume prane banesave. Në vendngjarje po punojne strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu ne mbeshtetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura. U bejme thirrje banoreve te jeme bashkepunues me strukturat shteterore per te zbatuar urdherin e evakuimit.”- shkruan Peleshi.