Mullet/ Makina përplaset me bordurën, humb jetën pasagjeri, drejtuesi i mjetit largohet

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në zonën e Mulletit në kryeqytet.

Si pasojë e përplasjes, është plagosur shtetasi me iniciale O.S. që ndodhej pasagjer. 

Mësohet se viktima është shtetasi O. S, ndërsa drejtuesi i mjeti L.R. pas aksidentit ka braktisur mjetin në vendin e ngjarjes dhe është larguar.

“Në rrugën e Fikasit, Mullet, shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet shtetasi O. S.”

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.