“Ballkani i Hapur”/ Berisha: Nismë në funksion të serbomanisë dhe të Vuçiç
Në një intervistë për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar takimin mes liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë, ditën e djeshme në Forumin Ekonomik në Shkup.
Ish-Kryeministri është shprehur se kjo nismë është një funksion të serbomanisë dhe të Presidentit serbë, Aleksandër Vuçiç.
Më tej thotë se ky projekt është përpjekje për jugo-sllavi të re.
Sali Berisha: "Është vazhdim i nismës së dështuar së Novi-Sadit me emrin “Mini-Shengen” por që tani i morën hua termin Hapur dhe duket se edhe BE ishte i irrituar, nga emërtesa Shengen, pasi Shengen është një qytet në radhë të parë por dhe një traktat i rëndësishëm i ratifikuar nga të gjithë vendet e BE. Në fakt ky Mini-Shengeni krahasuar me Shengenin e vërtetë ishte një lloj komedie që evropianëve nuk u vinte për shtat dhe duket u detyruan të ndërrojnë emrin.
Kjo nismë është e tëra në funksion te serbo-madhisë, në funksion të shndërrimit të Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë si epiqendër politike e Ballkanit në një farë mënyre është përpjekje për Jugosllavi të re. E tëra një fantazmë kundër stabilitetit të rajonit dhe Kosovës. "
