Zyrtare, Sadiku rikthehet në Spanjë për të rigjetur veten. Firmos me Las Palmas

Nuk zgjati shumë pa një skuadër ajo e Armando Sadikut. Sulmuesi shqiptar tashmë ka gjetur një ekip të ri dhe do ta bëjë në futbollin europian e jo latin, në Spanjë aty ku ka bërë më mirë se kudo. Lojtari shqiptar ka firmosur për Las Palmas në Segunda Division, me një skuadër që vitet e fundit është ngjitur disa herë mes më të mirëve dhe do të tentojë edhe këtë sezon me sulmuesin kuqezi.

Sadiku kështu do të përpiqet të harrojë aventurën shumë të keqe në Bolivinë e largët me Bolivar dhe të rigjejë formën më të mirë me Las Palmas dhe të rifitojë fanellën e kombëtares.

Prej largësisë së madhe, Sadiku nuk grumbullohej nga Reja por tani kaq afër dhe në një kampionat të forte si Segunda Division, nëse bën mirë jo vetëm Reja por edhe kombëtarja kuqezi rifiton një sulmues të fortë.

Kontrata e firmosur nga Sadiku me Las Palmas është një vjeçare dhe gjithçka do të varet tani nga lojtari i cili duhet të rifitojë shkëlqimin e dikurshëm në një kampionat ku ka bërë mirë më parë me Malagan.