Nisma “Ballkani i Hapur”/ Kraki: Serbia është kthyer në një vend të fuqishëm politikisht
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, lektori Nezir Kraki, ka komentuar takimin e krerëve të Shqiëprisë, Serbisë dhe Maqedonisë në Forumin Ekonomik në Shkup.
Ai thotë se Evropa nuk bën pjesë në prioritetet e qeverisë shqiptare, teksa shton se as Shqipëria as Maqedonia nuk duhet t’i kenë raportet e njëjta me Serbinë, pasi kjo e fundit ka tjetër aktualitet politik dhe ambicie.
Më tej shton se Serbia është Serbia është shteti më i fuqishëm i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht.
"Evropa nuk bën pjesë në prioritet e qeverisë shqiptare. Rama në batutat e tij thoshte që nëse nuk na lini do shkojmë në krahët e tjetër kujt. Në retorikën e tij i ngjan asaj retorike serbe.
Serbia e ka luksin të luajë pas me Evropën, të cilën e akuzon për humbjen e Kosovës, për bombardimin e viti 1999, NATO-n nuk e sheh fare si synim. Shqipëria është anëtare e NATO-s, Maqedonia po ashtu. As Shqipëria dhe as Maqedonia, nuk i kanë hallet e njëjta me të Serbisë dhe nuk duhet ti kenë raportet e njëjta apo synimet e njëjta me Serbinë sepse Serbia ka tjetër ambicie, tjetër histori, tjetër aktualitet politik, dhe ky bashkim tani, i bie që Shqipëria është futur në rrugën e Lindjes së Re, dhe e ka lënë rrugën e perëndimit.
Serbia është shteti më i fuqishëm i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, politikisht, ushtarakisht, ekonomikisht, dhe ky përafrim me Shqipërinë, të gjitha këto janë shlyen Serbisë të bëmat e saj politike ekonomike të dekadave të fundit dhe e rikthen në shtet faktor, në shtet normal.
Këto iniciativa kanë kthyer Serbinë , në shtet të frekuentueshëm politikisht. Duke defaktorizu Shqipërinë deri në pikën sa me iniciativën e re që qytetarët e Serbisë do të futen në Shqipëri pa kontroll, ndërkohë qytetarët e Kosovës me kontroll. Nuk e di se çfarë studimi duhet të bëhet që të dekodohet kjo qasje e re e Edi Ramës,e cila në fakt nuk lidhet as me aspiratat e popullit shqiptarëve të Shqipërisë. Njerëzit në Shqipëri nuk e kanë votuar Edi Ramën që t’i dërgojë ato në Beograd."
Samiti i Shkupit për Bashkëpunim Rajonal ka konkretizuar në letër një sërë marrëveshjesh përfshirë atë për lëvizjen e lirë të mallrave në pikat doganore dhe veturave, dakordësi që duhet të zbatohet në janar të vitit 2023.
I ashtëquajturi Mini-Schengen është pagëzuar me emrin zyrtar Open Balkan teksa Rama, Vuçiç dhe Zaev e vlerësuan nismën si një mundësi të artë për të mbërritur në shifra rekord të rritjes ekonomike.
Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Anila Kolgjini.

