Korçë/ Merr flakë në ecje makina në Maliq, shpëtojnë mrekullisht 4 persona
Pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg, ka rënë zjarr në mjetin tip "Benz".
Mësohet se makina e cila drejtohej nga “R.O, ka marrë flakë në ecje e sipër. Mësohet se në makinë ndodheshin 4 persona.
Çifti së bashku me fëmijën që ndodhej në makinë kanë arritur të dalin në kohë dhe shëndoshë e mirë. Po ashtu pa asnjë lëndim ka shpëtuar edhe shoferi i mjetit.
“Më datë 29.07.2021, rreth orës 19:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg, ka rënë zjarr në mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin R. O., banues në Tiranë, i cili ka qenë në ecje e sipër.”- njofton policia.
Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

