Zjarr i madh në Radhimë, rrezikohen bizneset dhe banesat, largohen turistët. Banorët në 'luftë' me flakët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2021, 18:31
Një zjarr i madh ka rënë në Radhimë ditën e sotme. Burime për Ora News, bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësja për të neutralizuar flakët, ndërkohë në ndihmë u kanë ardhur edhe banorët e zonës.
Situata është problematike pasi zjarri favorizohet nga era.
Siç shihet dhe nga pamjet janë djegur kodrat e Rradhimës, ndërkohë zjarri mund të rrezikojë edhe bizneset.
Bëhet e ditur një pjesë turistësh kanë braktisur kabinat ku qëndronin për pushime, për shkak të frikës nga zjarri.
