Pamje apokaliptike, Fieri ‘pushtohet’ nga tymi i djegieve të plehrave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2021, 19:47
Për të tretën ditë me radhë qyteti i Fierit, rrethinat dhe bashkitë e tjera kufitare janë mbuluar nga tymi prej zjarrit që ra në fushën e mbetjeve që ndodhet në fshatin Sheq të Madh. Zjarri filloi paraditen e së martës, ndërsa tymi mbuloi qytetin e Fierit dhe bashkitë fqinje.
Siç shihet në video tymi ka mbuluar Fierin, duke krijuar një situatë kaotike dhe të padurueshme në qytet.
Zjarri është shuar ditën e sotme, por megjithatë qyteti ende është I mbuluar nga djegia e mbetjeve, duke u kthyer në një shqetësim për qytetarët.
Sërish drogë në Portin e Durrësit, kapet 7.25 kilogramë kokainë
29 Korrik, 19:31
Situata mbetet problematike, për shkak të gazrave të rrezikshëm që po përhapen pas djegies së mbetjeve, të favorizuar edhe nga era.

