Boks, Donjeta Sadiku eliminohet nga kampionia olimpike në Tokyo 2020

Edhe pse kishte pritshmëri të madhe për Donjeta Sadikun, boksierja dardane u eliminua nga Olimpiada pasi pësoi humbje përballë Caroline Depuis e Britanisë së Madhe, kategoria 57 - 60 kg.


Dihej që në fillim shorti i vështirë për Sadikun duke qenë se rivalja e saj është kampione olimpike për të reja dhe finaliste e turneut kualifikues evropian për Tokio 2020.

Humba e saj ishte edhe e pritshme por për sportisten kosovare kjo eksperiencë sigurisht që do ta ndihmojë të rritet më tej.

Boks, Donjeta Sadiku eliminohet nga kampionia olimpike në Tokyo 2020
Edhe pse një kampione olimpike, Donjeta Sadiku, rezistoi dhe luftoi për tre raunde duke e mbyllur ndeshjen më së miri teksa fitoren rivalja e saj e mori me pikë, 5-0 me unanimitet nga gjyqtarët.