Kosova me dy medalje të arta, Vjosa Osmani: Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova u shpall sot, kampione olimpike, duke mposhtur një rivale  të fortë nga një vend me traditë në Xhudo si Franca, teksa dominoi rivalen Cysique me Ippon duke mos e diskutuar në asnjë moment suksesin që na fillimi deri në fund.

Menjëherë pas triumfit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi nëpërmjet një postimi në rrhetet sociale, duke uruar dhe falënderuar  xhudisten kosovare për Medaljen e  Artë.

Vjosa Osmani nis urimin, duke iu referuar aksidentit tragjik që ndodhi dje në Koroaci, ku humbën jetën 10 persona nga Kosova. "Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës", ka shkruar presidentja në Facebbok.

Postimi i plotë:

"Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.

Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi.

Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit!"

 Pas Distria Krasniqit është Nora Gjakova që shkruan emrin në historinë e Kosovës dhe të sportit dardan, duke u bërë e dyta për Kosovën në një Olimpiadë.