Akil Gjakova humbet shansin e dytë për medalje për Kosovën. Eliminohet nga Tokyo 2020

Akil Gjakova nuk ia del. Xhudisti kosovar ka mbyllur aventurën në Lojërat Olimpike pas dy shanseve për të shkuar te medalja.

Teksa Nora, motra e tij po shkëlqen dhe do të luajë mundësinë e saj për në finalen e madhe, në peshën deri në 73 kg, Akil Gjalova arriti të shkonte deri në çerekfinalen e Lojërave Olimpike dhe më pas në shansin e dytë që pati për t'u kualifikuar për medaljen e bronzit, u mund sërish.

Fillimisht xhudisti dardan mposhti zviceranin Stump pa asnjë vështirësi dhe më pas suedezin Macias por në cerekfinale u dorëzua përballë rivalit nga Mongolia, Tsogtbaatar Tsend-Ochir.

Gjithsesi edhe pse u mund në cerekfinale, Akil Gjakova pati shansin e dytë me rivalin nga Azerbajxhanasin, Orujov, ndaj të cilit nuk ia doli.

Tani shpresojmë që më të mirën e familjes Gjakova ta arrijë Nora me medaljen e artë olimpike.