Akil Gjakova e mbyll në çerekfinale por ka shanse për një tjetër medalje për Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2021, 08:27
Teksa Nora, motra e tij po shkëlqen dhe do të luaje shanset e saj për të kaluar në finalen e madhe, në peshën deri në 73 kg, Akil Gjalova arriti të shkonte deri në çerekfinalen e Lojërave Olimpike.
Fillimisht xhudisti dardan mposhti zviceranin Stump pa asnjë vështirësi dhe më pas suedezin Macias por në cerekfinale u dorëzua përballë rivalit nga Mongolia, Tsogtbaatar Tsend-Ochir.
Gjithësesi edhe pse u mund në cerekfinale, Akil Gjakova ka një tjetër shans për të arritur te medalja e bronzit pasi do të ndeshet me rivalin nga Azerbajxhanasin, Orujov.
Presim dhe shpresojmë që edhe Akili ashtu si motra e tij të sigurojë një tjetër medalje për Kosovën.
