Nora Gjakova fantastike, arrin finalen dhe luan shanset për medaljen e artë në Xhudo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2021, 10:36
Pas Distria Krasniqit është Nora Gjakova e cila do të ketë shansin të shpallet kampione Olimpike.
Kosova ka mundësinë më të mirë për të marrë medaljen e dytë të artë në një Olimpiadë dhe Gjakova është shumë pranë.
Luftëtarja dardane kaloi njê rivale shumë të vështirë në gjysmëfinale si japonezja Yoshida të cilën e mundi me pikë por në fund i mori edhe një Wazz Ari duke e kaluar më tej.
Tanimë Kosova e ka të sigurtë një medalje tjetër por shpresat janë për të bërê histori me dy medalje të arta, për dy kampione olimpike.