Manaj kryefjalë e shtypit katalanas, Barcelona ka disa opsione për sulmuesin

Faza përgatitore e Barcelonës ka qenë e vështirë, me mungesa dhe me probleme me merkaton ku blerjet ende nuk janë regjistruar ndërsa disa lojtarë duhet të largohen për të lehtësuar edhe bilancin e klubit.

Në këtë verë jo të lehtë për Barcelonën, gjëja më pozitive e konfirmuar edhe nga mediat spanjolle është Rey Manaj. Forma e treguar nga sulmuesi shqiptar i ka surprizuar të gjithë dhe deri tani 24-vjeçari është golashënuesi më i mirë i katalanasve për fazën përgatitore me 4 gola.

Shtypi katalanas, në veçanti Sport.es që është një media shumë pranë klubit të Barcelonës ka vendosur në kryetitull situatën e Manajt për të cilin e ardhmja është ende për t’u vendosur por golat e tij kanë vënë në vështirësi drejtuesit e në veçanti Ronald Koeman.

Sulmuesi kuqezi ka 2 opsione në tavolinë për merkaton, huazimin te Sassuolo në Serinë A ose te Famalicao në Portugali, dy ekipe me të cilët Barça ka raporte të mira dhe huazimi mendohet për vlerësimin dhe rritjen me tepër të lojtarit shqiptar.

Opsioni i tretë dhe kryesor është ai i qëndrimit në ekipin e parë e të luajë shanset me Messin e shokët e tjerë pasi siç mësohet, Koeman e ka shprehur qartë se në rast largimesh të Griezmann dhe Braithwaite, Manaj do të ishte alternative perfekte e Agueros.

Edhe vetë Sport.es e cilësoh se Aguero ka problem fizike të shpeshta dhe për Manaj do të kishte shumë shanse për të luajtur dhe kjo mundësi po merr gjithnjë e më shumë formë.

Shitjet dhe situate me klubin do të vendosin deri në fund të merkatos,fatin e Manaj i cili shënon sa herë që Koeman e thërret.