"E artë" Ramush Haradinaj uron kampionen olimpike: Faleminderit që na gëzove në këtë ditë pikëllimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar xhudisten,  Nora Gjakova,  pasi ajo siguroi medaljen e dytë të artë për Kosovën në Olimpiadën e Tokios.

“E pamposhtur! E artë! Nora Gjakova, siguroi medaljen e dytë të artë për Kosovën në Olimpiadë. Inspirim, nder dhe krenari për të gjithë ne. Faleminderit që na gëzove në këtë ditë pikëllimi”, shkruan Haradinaj në Facebook

Pas Distria Krasniqit është Nora Gjakova që shkruan emrin në historinë e Kosovës dhe të sportit dardan, duke u bërë e dyta për Kosovën në një Olimpiadë.