Video/ Ancelotti e nis me humbje te Reali, Roma e Mourinhos fiton me goleadë

Carlo Ancelotti e nis me humbje aventurën e tij të dytë te Real Madrid. Edhe pse një miqësore, e para e kësaj faze përgatitore, “los blancos” u mundën në “Ibrox Stadium” përpara 13 mijë tifozëve nga Glasgow Rangers 2-1 me përmbysje.

Sigurisht që formacioni i Realit kishte shumë mungesa dhe ishin 3 të rinj dhe disa lojtarë që mund të largohen si Lunin, Joviç e gjithsesi të parët në avantazh kaluan spanjollët me brazilianin Rodrygo në 8’. Në pjesën e dytë Ancelotti bëri edhe zëvendësime teksa Sakala në 55’ barazoi dhe në 77’ Itten i dha avantazhin skocezëve.

Ndërkohë Roma e Mourinhos vijon të bëjë mirë dhe me Marash Kumbullën si titullar sërish, verdhekuqtë dominuan 5-2 Debrecenin në sfidën e luajtur në Frosinone. 5-2 ishte fitorja e arritur nga Roma por ajo që bie në sy është rikthimi te goli i Zaniolos ndërsa kapiteni Dzeko shënoi 2 herë.