Disfatë historike për Dream Team, SHBA mundet pas 17 vjetësh në Lojërat Olimpike

Ekipi amerikan i basketbollit, ose siç njihet ndryshe Dream Team ka pësuar një humbje shokuese në startin e Lojërave Olimpike.

Për të kuptuar rëndësinë e kësaj humbje duhet të kujtojmë që ekipi olimpik amerikan nuk njihte një humbje që nga Lojërat Olimpike të Athinës në 2004 kur u mund nga Argjentina.

Nisja në këtë mënyrë nuk është një sinjal i mire për Dream Team e cila në sfidën e parë të grupit A dorëzohet përballë Francës me rezultatin 83-76 dhe surpriza më e madhe vjen kur kupton që SHBA kontrolloi plotësisht ndeshjen dhe ishte në avantazh prej 10 pikësh e nuk arriti ta menaxhonte rezultatin.

Skuadrës së Popovich nuk i mjaftuan 18 pikët e shënuar nga Holiday teksa te Franca shkëlqeu Evan Fournier me 28 pikë të shënuara duke udhëhequr skuadrën drejt fitores së dytë radhazi në Grup.

Perioda e tretë ishte deçizive pasi Franca rikuperoi shumë pike kaloi në avantazh duke e menaxhuar ndeshjen deri në fund në një fitore epike ndaj SHBA-ve.

Kualifikimi i Dream Team nuk vihet në diskutim por një start i tillë është një alarm pasi edhe në sfidat miqësore skuadra e Popovich nuk tregoi një nivel të mire.