Aksidenti tragjik në Kroaci, flet dëshmitari: Pashë gjithçka, njerëz pa krah dhe të vdekur

 

Një nga dëshmitarët e aksidentit tragjik, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën disa të tjerë, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

Në një video në rrjetet sociale, ai ka treguar se ka parë gjithçka nga aksidenti, të vdekurit dhe të lënduarit, të shtrirë në tokë. 

 "Diçka shpërtheu për një sekondë, pashë gjithë ata njerëz nëpër gjithë livadhin atje poshtë, në atë kanal pranë autostradës. Unë i pashë të lënduarit, të vdekurit, pashë gjithçka, njerëz pa krah, pashë gjithçka, gjithçka”, tha ai.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 6.20 në autostradën afër Slavonski Brod, ku një autobus me targa të Kosovës doli nga rruga duke lënë pa 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Lidhur me këtë tragjedi kanë folur edhe kryeministri kroat, ai i Kosovës, Albin Kurti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.