Komentet në rrjetet sociale, dy adoleshentë vrasin 13-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku dy djem të moshës 14-vjeçare, janë arrestuar për vrasjen 13-vjeçarit Oliver Stephens në një park në Reading.

Adoleshentët, emrat e të cilëve nuk janë publikuar, mësohet se e kanë thirrur Olly në fushat e Buggs Bottom për t'u përballur me të lidhur me komentet që ai bëri në rrjetet sociale.

Mediat britanike, shkruajnë se ai është thirrur nga një vajzë 14-vjeçare e më pas dy djemtë i kanë zënë pritë ku dhe kanë filluar përleshjen me njëri-tjetrin, duke e lënë të vdekur të riun.

Një nga djemtë dhe vajza kishin pranuar  vrasjen, ndërkohë që ende nuk dihet nëse do të merret dënim për ta apo jo.