Aksidenti tragjik në Kroaci, Kosova shpall 26 korrikun ditë zie kombëtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2021, 16:34
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur që data 26 Korrik të shpallet ditë zie kombëtare në nderim të qytetarëve të Kosovës, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci.
Po ashtu mësohet se Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.
Nga aksidenti , që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme, kanë vdekur 10 persona, ndërsa 45 të tjerë janë lënduar, 8 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Autobusi me targa nga Kosova ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë mirëpo është aksidentuar në Kroaci, e si pasojë u regjistruan 10 viktima.

