Mjeku kroat: Në spital kanë ardhur 45 persona nga aksidenti, 8 të plagosur rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2021, 11:23

Lidhur me aksidentin me 10 viktima, drejtori i spitalit kroat, Josip Samardžić, është shprehur se 45 persona janë pranuar në spital që nga ky mëngjes.
Po ashtu ai bën me dije se mes të plagosurve tetë prej tyre janë plagosur rëndë si pasojë e përplasjes së autobusit.
Ndërkohë, autoritetet kanë njoftuar edhe një konferencë për shtyp në orën 11.30 për të dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen tragjike.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 6.20 në autostradën afër Slavonski Brod, ku një autobus me targa të Kosovës doli nga rruga duke lënë pa 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Lidhur me këtë tragjedi kanë folur edhe kryeministri kroat, ai i Kosovës, Albin Kurti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

