Tokyo 2020, Manuela Delilaj garon në qitje, renditet e 37-ta në Lojërat Olimpike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2021, 13:02
Një tjetër sportist kuqezi, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike ka mbyllur garimin në Tokyo.
Qitësja Manuela Delilaj garoi në qitje 10 metra pistoletë me ajër garoi në baterinë e parë, ku edhe pse bëri maksimumin u rendit në vendin e 37-të.
Delilaj arriti të grumbullonte në total 565 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 37 nga 53 sportistë pjesëmarrës ne këtë disiplinë.
Tashmë sportistja kuqezi do të ketë një tjetër shans në një kategori tjetër, 25m pistoletë precizion dhe do të garojë më 29 korrik.
Pas Petrov dhe Çullhaj, Delilaj është sportistja e tretë kuqezi që garon në Olimpiadë dhe ende asnjë nuk i është afruar zonës së medaljes.
