Video/ Miqësoret e të mëdhave, Bayerni ndalet, Milani e Juventusi fitojnë me goleadë

Këtë fundjavë pothuajse të gjithë ekipet e mëdha që nuk kanë nisur kampionatet respektive kanë zbritur në fushë në testet përgatitore.

Bayerni Munchen i Naggelsmann ishte i angazhuar në AUDI Cup kundër Ajaxit, sfidë që përfundoi 2-2. Moting shënoi për bavarezët golin e barazimit në 40 pasi Labyad kishte shënuar për Ajaxin në 10’ teksa në pjesën e dytë Nianzou i dha avantazhin Bayernit por sërish Ajaxi barazoi në 50’ me Jensen dhe sfida u mbyll 2-2. Më poshtë përmbledhja e sfidës:

Ndërkohë Milani i Piolit u argëtua në miqësoren ndaj Modenas të fituar 5-0 ku të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë nga Diaz 2’, Leao 5’, Tomori 8’, Kruniç 18’, Hernandez 42’. Për më tepër ndiqni përmbledhjen e ndeshjes.

Juventusi i Allegrit bëri paraqitjen e parë në miqësoren me Cesenan të fituar me rezultatin 3-1 teksa më shumë iu dha shansi të rinjve ku shënuan De Winter 5’, McKennie 34’, Soule 66’/ Shpendi 36’. Më poshtë edhe përmbledhja e sfidës ndërkohë që edhe Napoli ka mundur minimalisht 1-0 Pro Vercellin.